Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit janë ngritur janë ngritur tetë (8) aktakuza kundër tetë (8) personave.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër tetë (8) personave, për veprat penale si në vijim:
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për shkak të veprës penale “Dhuna ne Familje”;
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për shkak të veprës penale “Kanosja”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për shkak të veprës penale “Heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare ose i shenjave”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për shkak të veprës penale “Ndërtimi pa leje”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për shkak të veprës penale “Ngasja ne gjendje te paaftë apo dehur”. /2LONLINE/