DYLON

Konjufca: Presim nga shteti francez mbështetjen e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës

Konjufca: Presim nga shteti francez mbështetjen e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës
Avatar photo Redaksia

Kryetari Glauk Konjufca priti në takim ambasadorin e Francës, Olivier Guérot

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim ambasadorin e ri të Francës në Kosovë, Olivier Guérot, me ç’rast e ka uruar për marrjen e detyrës.

EkoHigjiena

Kryetari Konjufca e ka falënderuar ambasadorin Guérot për përkrahjen të cilën Franca ka ofruar për Republikën e Kosovës në të gjitha proceset e shtetndërtimit, zhvillimit dhe rrugëtimit drejt integrimeve evropiane.

Kryetari i Kuvendit tha se presim nga shteti francez mbështetjen e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës meqë janë përmbushur tashmë të gjitha kriteret e kërkuara. E po ashtu edhe përkrahjen për anëtarësim në Këshillin e Evropës, BE, NATO dhe organizata tjera ndërkombëtare.

Kryetari Konjufca dhe ambasadori Guérot konfirmuan përkushtimin dhe gatishmërinë për thellim të mëtutjeshëm të bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve në sfera të interesit të përbashkët. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.