“Projektligji që mundëson tërheqjen e deri 30% të mjeteve nga Trusti u është shpërndarë sot deputetëve të Kuvendit të Kosovës”, ka bërë me dije deputeti i Kuvendit të Kosovës, Bekim Haxhiu.
Postimi i tij:
Projektligji që mundëson tërheqjen e deri 30% të mjeteve nga Trusti u është shpërndarë sot deputetëve të Kuvendit të Kosovës.
Besoj se deputetët do të dëgjojnë zërin e qytetarëve dhe me integritet do të mbështesin këtë Projektligj që është kërkesë e qytetarëve.
Tani plotësimi dhe ndryshimi i Ligjit nr. 04/L-101 për fondet pensionale të Kosovës, i plotësuar dhe ndryshuar me Ligjin nr. 04/L-115, me Ligjin 04/L-168 dhe Ligjin nr. 05/L-116, është në dorën e deputetëve të Kuvendit të Kosovës.
Ftoj të gjithë kolegët deputetë nga të gjitha subjektet politike parlamentare që ta mbështesin këtë kërkesë të qytetarëve për tërheqjen e mjeteve nga Trsuti. /2LONLINE/