Ka filluar zbatimi i projektit të ri të Federatës së Futbollit e Kosovës për zhvillimin e futbollit të femrave, në kuadër të programit të financuar nga UEFA – Hattrick.
Pjesë e këtij projekti janë nga dy lojtare të përzgjedhura të secilës grupmoshë nga të gjitha klubet (seniore, U19 dhe U16), derisa me to punojnë trajnerët e përzgjedhur nga KE i FFK-së.
“Në stërvitjen e parë që u mbajt në stadiumin e KF “Rilindja” në kryeqytet vashat punuan me përkushtim, derisa ishin të ndara në grupe të veçanta U16, U19 dhe lojtaret seniore”, thuhet në njoftimin e FFK-së.
Në kuadër të këtij projekti lojtaret do të stërvitin nga një herë në javë në kryeqytet përgjatë pesë muajve të ardhshëm, me çka synohet fuqizimi i tyre në mënyrë që ato në të ardhmen të jenë të gatshme edhe për ekipet kombëtare.