Programi i Festivalit të Dramës Shqipe “Talia e Flakës 2024”, Gjilan.
23 – 28 janar 2024
Festivali hapet me shfaqjen “Kopshti i hijeve”, dramën mbi masakrën e familjes Bogujevci gjatë luftës së fundit në Kosovë, prodhim i Teatrit të Gjilanit (jashtë konkurence).
Në hapje të festivalit hyrja do të jetë e lirë ndërsa çdo natë tjetër, shfaqjet janë me bileta, të cilat do të dalin në shitje shumë shpejtë dhe për këtë ju informojmë këtyre ditëve, thuhet në njoftimin e Teatrit të Gjilanit.
Festivali përkrahet nga Drejtoria e Kulturës, përkatësisht Komuna e Gjilanit, ndërsa organizohet nga Varg e Vi.
Të gjitha shfaqjet fillojnë nga ora 20:00. /2LONLINE/