DYLON

Ngjarja e veçantë nga fusha e enigmatikës-gjëzave, edhe sivjet bëhet pjesë e “Flakës së Janarit”

Ngjarja e veçantë nga fusha e enigmatikës-gjëzave, edhe sivjet bëhet pjesë e “Flakës së Janarit”
Avatar photo Redaksia

Rexhep Hasani, mjeshtër i enigmatikës, redaktor i “Horizontit”

Manifestimit Mbarëkombëtar i Kulturës “Flaka e janarit 2024”,  po flakëron tutje edhe me aktivitete risi në fushën e enigmatikës-gjëzëtarisë.

EkoHigjiena

–       Garat mbahen me date:28 janar 2024, (e diele), ora 11:00, ne Bibliotekën e Qytetit në Gjilan.

Shoqata e Enigmatëve “Ndre Mjeda” nga Gjilani dhe Redaksia e Revistës së Enigmatëve, “Horizonti”, edhe sivjet organizon  Garat e Enigmatëve në zgjidhjen e Enigmave-gjëzave, ku enigmatë dhe dashamirë të enigmatikës mbarëkombëtare, do të kenë mundësi të jenë pjesë e kësaj ngjarje të veçantë nga kjo fushë specifike dhe shumë atraktive.

Garuesit-zgjidhësit e enigmave,  do të kenë rastin për tu matur njohurit e tyre, duke e testuar veten, por edhe duke u argëtuar njëkohësisht, me këto lloje të enigmave-gjëzave si: fjalëkryq klasik, rebus, angram, asociacion etj.

Organizatori i kësaj gareje,  ka përcaktuar edhe juritë profesionale  në vlerësimin e zgjidhjes korrekte te enigmave, nga ana e garuesve.

Tri vendet e para në disiplinën, zgjidhjen e enigmave, do të shpërblehen me mirënjohje , derisa fituesi i vendit të parë (kampioni), do ti ndahet kupa tradicionale e “Flakës së Janarit 2024”. Dorëzimi i saj do të bëhet natën e fundit të këtij Manifestimi kulturorë, ku edhe do të organizohet Gala Mbrëmja, e cila përmbyllë manifestimin e sivjetmë të “Flakës së Janarit 2024”,

Përndryshe, pas garave në disiplinën, zgjidhja e enigmave, organizatori ka paraparë edhe një tryezë, ku do të debatohet për enigmatikën dhe të arriturat e saja në kohë, (enigmatika, dje, sot dhe nesër) si dhe promovimin dhe shpërndarjen falas të revistës së enigmatëve, “Horizontit”, botuar enkas për ketë manifestim dhe garë të enigmatëve.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.