DYLON

Rektori Artan Dërmaku i ka ndarë mirënjohje kryetarit të BKI në UKZ, Arsim Vranovci

Rektori Artan Dërmaku i ka ndarë mirënjohje kryetarit të BKI në UKZ, Arsim Vranovci
Avatar photo Redaksia

Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku ka pritur në takim kryetarin e Bordit Këshillëdhënës (Industrial) në UKZ, Arsim Vranovci.

Më këtë rast Rektori Dërmaku  i ka dhënë mirënjohje kryetarit Vranovci për kontributin e tij, në mbështetje profesionale në procesin e riakreditimit Institucional të Universitetit, por edhe për angazhimin e tij të pareshtur në proceset e vazhdueshme të UKZ-së.

EkoHigjiena

Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan është në proces të riakreditimit Institucional dhe të ri-akreditimit të programeve studimore.

Për këtë, kryetari Vranovci, falënderoi për pritjen dhe e siguroi rektorin Dërmaku që edhe në të ardhmen do të jetë zëri i Universitetit në të gjitha aspektet, e sidomos si pjesë e Bordit Këshillëdhënës Industrial. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.