Galatasaray është kampioni i ri i Turqisë, pasi në ndeshjen e parafundit ka mposhtur Istanbul Basaksehir për ta rrëmbyer pozitën e parë dhe shpallur kampion.
Galatasaray është skuadër që ka tifozë në gjithë botën dhe njëkohësisht edhe në Kosovë.
Në Prizrenin e bukur, ku njihet për qytetarë të shumtë të komunitetit turk nuk ka munguar festa për kampionin e Turqisë në futboll.
Për gjigantin turk ky ishte titulli i 22-të në histori të klubit, ndërsa i 8 nën drejtimin e trajnerit Fatih Terim.