DYLON

Trajneri Josa dhe Prishtina pranë ndarjes

Trajneri Josa dhe Prishtina pranë ndarjes
Avatar photo Elife Sherifi

Trajneri nga Shqipëria, Mirel Josa, ka kontratë edhe për një kohë me Prishtinen. Por, dështimet  e vazhdueshme duket se po e sjellin fundin e bashkëpunimit më herët.

Tani kur Josa për të dytin vit rresht dështoi ta fitoi titullin e kampionit, e po ashtu i ka humbur edhe një Superkupë dhe një Kupë, ndarja thuajse sigurt do të ndodh.

Ai është i gatshëm të heq dorë nga kontrata dhe dëmshpërblimi në rast se Shoqëria Aksionare e FC Prishtinës e vlerëson ndarjen si zgjidhje të duhur.

EkoHigjiena

Josa e ka fituar vetëm një Kupë me FC Prishtinën, a humbur pak ndeshje, por ato i kanë kushtuar me humbje të katër trofeve.

Po ashtu, loja e FC Prishtinës nën drejtimin e Josës është kritikuar vazhdimisht.  Madje, “Plisat” deri vonë me insistim e kërkonin largimin e tij. Kjo për shkak se FC Prishtina kishte zhgënjyer edhe në Europa League, ku duhej ta kalonte një kundërshtar, gjë që Prishtina me Josën nuk e kishin bërë.