Klubi i futbolli Kf. Ferizaji do të kalojë në pronësi të ish-futbollistit të Premierligës, Brian Christopher Deane, dhe disa donatorëve të tjerë shqiptarë.
Ish-sulmuesi i Sheffield United dhe Middlesbrough në Premierligë, Deane bashkë me donatorë të tjerë do ta privatizojnë klubin e Ferizajt sot në orën 18:00, njofton vetë klubi i Superligës së Kosovës.
Klubi e ka vlerësuar këtë ditë si të madhe dhe të shumëpritur, në një reagim në rrjetin social Facebook.
“Sot është një ditë e madhe për klubin tonë, një ditë që e kemi pritur që sa vite. Sot klubi jonë do të privatizohet nga ish-futbollisti i Premier League, Brian Dean dhe donatorët e tjerë vendor”, thuhet në njoftim.