Komisioni Disiplinor i FFK-së dënon futbollistin e Ferizajit

Komisioni Disiplinor i FFK-së dënon futbollistin e Ferizajit

Futbollisti i Ferizajit, Dardan Çerkini, është dënuar nga Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës.

Kartoni i kuq në duelin e 1/8 së finales ndaj FC Lirisë në Prizren, i ka kushtuar shtrenjtë futbollistit. Anësori ferizajas është dënuar me tre ndeshje ndalesë loje nga Komisioni Disiplinor.

Qerkini ishte ndëshkuar me karton të kuq në minutat shtesë të ndeshjes, ndërkohë që Komisioni i Garave e futi atë në disiplinor për shkak të goditjes nga prapa me kokë ndaj futbollistit kundërshtar.

Kështu ai pritet ti humbasë ndeshjet ndaj Feronikelit, Ballkanit dhe Llapit, gjithmonë nëse do të vazhdoj të qëndroj te Ferizaj edhe në stinorin pranveror të kampionatit.

VENDIM:

DARDAN QERKINI ; lojtar i klubit të futbollit “ FERIZAJ “ nga Ferizaj me numër të ID kartelës; 003887M91 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanelës sportive 18, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për ndëshkim me karton të kuq në ndeshjen e 1/8 të Kupës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; KF “ LIRIA “ – KF “ FERIZAJ “ e zhvilluar në stadiumin “ Perparim Thaqi “ në Prizren ; raportet zyrtare ( goditje e lojtarit kundërshtar nga mbrapa me kokë ). Bazuar në nenin 45 paragrafi 1 pika 1 të Rregullores disiplinore ; denohet me ndalesë loje për 3 ( tri ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.

KOMENTE