DYLON

Ndeshje e tensionuar në Mitrovicë, SC Gjilani fiton bindshëm ndaj FC Ferizaj

Ndeshje e tensionuar në Mitrovicë, SC Gjilani fiton bindshëm ndaj FC Ferizaj
Avatar photo Elife Sherifi

Java e trembëdhjetë ni Superligën e Kosovës në futboll nuk ka kaluar pa befasi. SC Gjilani në cilësinë e nikoqirit zhvilloi ndeshjen ndaj FC Ferizaj, takim që u luajt në Mitrovicë.

Këtë përballje të rëndësishme, e dominoi Gjilani. Duke e triumfuar atë me rezultat bindës, 4:0.

Jo vetëm rezultati final, por kjo ndeshje u karakterizua nga lojë dinamike, raste dhe tensione në fushë.

EkoHigjiena

U shqiptuan plot tetë kartona të verdhë, ndërsa futbollisti i Ferizajt, Dardan Jashari u ndëshku me të kuq.

Në minutën e 37′ pati një  përplasje ndërmjet dy kapitenëve, Muhamed Useinit të Gjilanit dhe Dardan Çerkinit të Ferizajt.

Fiton Hajdari realizoi het-trik për gjilanasit, derisa Tomislav Busiç shënoi poashtu në triumfin e nëntë sezonal të ‘kuqebardhëve’.

Me këtë fitore, Gjilani gjendet në vendin e dytë me 27 pikë, dy më pak se lideri Ballkani me 29 sosh.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.