Dy OJQ Kosovare, LENS nga Prishtina dhe KCIC nga Gjilani, me ndihmë të një granti nga BE kanë realizuar një projekt i cili ka tentuar të vë në binarë një varg masash të cilat do të parandalonin keqpërdorimin e të dhënave personale si dhe shkeljen e privatësisë.
Aktivitetet kryesore të rrjetit kanë qenë fuqizimi i një grupi të OJQ-ve të kontribuoje në këtë drejtim, krijimin e resurseve të reja dhe lehtësimin e shfrytëzimit të atyre ekzistuese mbi lëmine në fjalë, si dhe ngritja e vetëdijes qytetare mbi problematiken.
Pas 20 muajve te projektit te financuar nga BE, shoqëria civile në Kosovë është organizuar dhe aftësuar të mbrojë të drejtat e qytetarëve të rrezikuara më shumë në kohën e zhvillimit teknologjik. Projekti
“Mbrojtja e të Drejtave të Njeriut në Epokën Digjitale” po përfundon formalisht, por situata në sektor do të vazhdon të përmirësohet falë rezultateve të arritura gjatë implementimit.
Rrjeti i organizatave jo-qeveritare do të vazhdojë mbikëqyrjen e situatës me privatësinë e Kosovarëve dhe me sigurinë e të dhënave personale të tyre.
Bashkëpunimi me organet shtetërore tashmë i arritur, do të vazhdojë edhe më tej në drejtim të përmirësimit të legjislacionit dhe implementimit, sikur edhe bashkëpunimi me organizata simotra në Evropë.
Resurset e shumta të krijuara nga ky projekt do të mbesin të qasshme edhe më tej në ueb faqen e dedikuar.
Punë mbetet për tu bërë, dhe vigjilenca e sektorit civil do të duhet të shtohet në vijë me komercializimin e më tejmë të të dhënave personale dhe me përparimet në teknologji, por një fillim i mirë është premtues.
Shfrytëzimi i gjerë i internetit, aftësia e shtuar e sektorit komercial të procesojë informata, video mbikëqyrja më e lirë dhe rrjedhimisht më e përhapur janë vetëm disa nga zhvillimet kanë nxitur brenga serioze tek organizatat që merren me të drejtën e privatësisë.
Kosova nuk është përjashtim dhe sidomos përhapja e shpejtë e shfrytëzimit të internetit ka alarmuar organizatat mbikëqyrëse. Zëvendës-kryesuesi i Bashkëpunimit në Zyrën e BE-së, Libor Chlad thotë “Zyra e BE-së në Kosovë është gjithmonë e interesuar të përkrahë këso iniciativash.
Privatësia është një e drejtë e rëndësishme njerëzore dhe ruajtja e shënimeve personale një komponentë e rëndësishme e saj. BE ka ligje të zhvilluara mirë për mbrojtjen e privatësisë dhe duke i synuar standardet e njëjta, Kosova është një hap përpara përvetësimit të vlerave Evropiane.”
Ueb faqja e dedikuar www.digitarightskosovo.com si dhe faqja në rrjetin social Facebook (Digital Rights Kosovo) përmbajnë informata me rëndësi, shumica prej tyre të prezantuara në mënyrë te kuptueshme, dhe gjetja e tyre është e lehtë. Rrjeti i OJQ-ve do të vazhdon të funksionojë dhe kontakti me rrjet është i lehtë përmes dy faqeve.
Bashkëpunimi me institucione shtetërore, veçanërisht me Agjencinë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale (ASHMDP) do të vazhdon për të mirën e qytetarëve. Anëtarët e rrjetit zotohen se do të përshtatin angazhimin rrethanave, dhe do te mbajnë gatishmërinë që të reagojnë edhe ne rast të cenimeve imediate.