FC Prishtina e ka mposhtur në shtëpi me rezultat të pastër 2-0 Dukagjinin, në kuadër të ndeshjes së mbetur të javës së dytë të Superligës së Kosovës në futboll.
Meriton Korenica dhe Leonit Abazi shënuan në këtë triumf tejet të rëndësishëm për dhjetë herë kampionët e vendit.
Si për Korenicën, ashtu edhe për Abazin ishin golat e parë sezonal.