Sigal Prishtina të mërkurën (ora 19:00) do të përballet me Apoel Nicosian në ndeshjen e parë të grupeve për këtë edicion në FIBA Europe Cup.
Bardhekaltrit janë përgatitur maksimalisht për këtë ndeshje, si edhe për edicionin e ri në FIBA Europe Cup.
Pjesë e këtij grupi janë edhe Ventspilsi e Letonisë dhe Medi Bayreuthi e Gjermanisë.
Prishtina edicionin e kaluar fitoi titullin në Kosovë, Kupën dhe Superkupën, derisa gjithashtu edicionin e kaluar arriti suksesin më të madh në FIBA Europe Cup, duke arritur në Top 16, kurse hera e parë që mori pjesë në këtë garë ishte viti 2015.
Apoeli ka përfunduar në vendin e tretë edicionin e kaluar në Ligën e Qipros, derisa ylli i grupit është Dardan Berisha i Sigal Prishtinës.
Kampionët e Kosovës shpresojnë të kenë një edicion sa më suksesshëm në FIBA Europe Cup. Prishtinasit morën pjesë edhe në kualifikimet e Ligës së Kampionëve.
Sigal Prishtina-Apoel Nicosia zhvillohet të mërkurën nga ora 19:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.