DYLON

Rahoveci nikoqir i festivalit të basketbollit “Osa Termosistem Final 8”

Rahoveci nikoqir i festivalit të basketbollit  “Osa Termosistem Final 8”
Avatar photo Elife Sherifi

Për pesë ditë me radhë, qyteti i Rahovecit do të jetë festival i basketbollit, ku do të organizohet “Osa Termosistem Final 8”.

Tetë skuadra do të garojnë për trofeun e çmuar dhe priten ndeshje shumë interesante, që nga dita e parë më 11 shkurt deri më 15 shkurt, kur do të jenë finalet në konkurrencën e meshkujve dhe femrave.

Fituese e fundit e Kupës është Sigal Prishtina. Kapiteni legjendar i kësaj skuadre, Edmond Azemi, e dëshiron edhe një trofe të çmuar në karrierën e tij.

EkoHigjiena

“Synimi ynë është të fitojmë trofeun e çmuar. Nuk do ta kemi aspak lehtë, për shkak se, edhe skuadrat tjera janë shumë të forta. Takimin e parë e kemi ndaj Golden Eagle Yllit, që nuk është lehtë. Ne jemi përgatitur për garat e Kupës. Ky trofe ka shumë rëndësi për ne dhe udhëtojmë me synime për ta fituar. Shpresoj se do t’ia arrijmë qëllimit në fund”, është shprehur Azemi për faqen zyrtare të FBK-së.

Kjo është hera e dytë radhazi që Final 8 organizohet në Rahovec, ku pritet të ketë ndeshje shumë të bukura dhe atmosferë të jashtëzakonshme.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.