Motra e mbretit të Tajlandës, princesha Ubolratana Mahidol, ka njoftuar se do të garojë në zgjedhjet për kryeministre.
Vendimi i saj ka thyer traditën e familjes mbretërore tajlandeze për të qëndruar jashtë politikës e aq më pak një veprim pro demokracisë dhe kundër mbretërisë.
Sipas të dhënave të regjistrimit, ajo do të garojë përmes partisë që është e lidhur me ish-kryeministrin, Thaksin Shinaëatra, i cili është raportuar të ketë shkatuar përçarje në këtë vend.
Zgjedhjet në Tajlandë do të mbahen më 24 mars.
Ky proces zgjedhor është duke u ndjekur me shumë vëmendje pasi kjo është mundësia e parë për Tajlandën që të rikthejë demokracinë, pas pesë vjetëve të rregullit ushtarak.