Shaqiri mund të jetë titullar ndaj Bournemouth-it

Shaqiri mund të jetë titullar ndaj Bournemouth-it

Liverpool u largua nga pozita e parë në Premier Ligën angleze, por këtë të shtunë synon ta rikthejë atë.

Në ndeshjen kundër Bournemouthin që do zhvillohet  në Anfield pritet që Liverpool të aktivizojë formacionin më të fortë në dispozicion.

Ëebsajti ndërkombëtar i futbollit, Goal.com, pret që Liverpooli të jetë titullar në ndeshjen kundër Bournemouthit, pasi që trajneri Jurgen Klopp do t’i bëjë disa ndryshime në mënyrë që t’u kthehet fitoreve.

“Xherdan Shaqiri, gjithashtu, do ta kërkojë një vend në formacionin e parë të Liverpoolit, pasi mbeti në stol për ndeshjen kundër Ëest Hamit. Ai mund të luajë në krahun e djathtë”, shkruan Goal.com.

Shaqiri i ka bërë gjithsej 20 paraqitje nga 25 ndeshjet e zhvilluara të Premierligës gjatë këtij sezoni. Nga këto ndeshje, 11 herë ishte titullar, ndërsa në nëntë ndeshje të tjera u aktivizua nga stoli.

KOMENTE