Demokracia është një proces dhe angazhimet e tona për kultivimin e saj duhet të jenë të përditshme

Demokracia është një proces dhe angazhimet e tona për kultivimin e saj duhet të jenë të përditshme

Demokracia është një proces dhe angazhimet e tona për kultivimin e saj duhet të jenë të përditshme. Të përkushtuar me durim e punë, ne dëshmojmë se frutat e demokracisë nuk janë të lehta, por janë të domosdoshme për konsilidimin e shtetit tonë!

Shkruan: Arbër Ismajli

Ata që i besojnë ardhmërisë së vendit nuk zbrapsen nga pengesat e sfidat, por gjejnë rrugë e mundesi të reja, për të bërë Republikën tonë më të mirë sot e më të dashur nesër për pasardhësit tanë.

Performanca e punës sonë duhet të ngritet ne kualitete dhe programe strategjike që u kerkohen vendit. Askush nuk guxon të mendojë se politikat përjashtuese janë ato që na rrëfejnë suksesin.

Perkundrazi, puna ekipore, sinqeriteti i lidershipit dhe ngritia e kapaciteteve kreative për të bërë gjerat mirë e mbarë sot, janë shpresë se edhe neser do jemi të pergatitur për sfidat që i kërkohen vendit!

Puna e jonë që dëshmojmë sot, duhet të jetë vlerë përcaktuese se kujt duhet dhënë besimi dhe përkrahja për kontratēn e qeverisjes.

Nuk kemi kohë për të humbur!

Testamenti i vullnetit politik ngritet mbi besim në familje, Zot dhe shtet!. Ata që nuk kane keto premisa të besimit, do të mbesin prapa!

Ne jemi këtu për të dëshmuar vlerat tona, dhe çmimi i ardhmërisë sonë është në duar tona. Andaj askush nuk guxon të luajë me besimin tonë!

Repubilka e Kosovës ndërtohet në impulset e tona, në gjakimin tonë dhe ne nuk guxojmë të bëjmë kompromis me argatët e këqinjë që e kanë lënduar!

Bashkë e me suksese të reja!

Ky artikull nuk pasqyron qëndrim editorial të redaksisë! Për më tepër, ju lutem lexoni kushtet e përdorimit.

KOMENTE