Grupi punues për hartimin e Planit Strategjik, të Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, i themeluar nga Këshilli Drejtues i universitetit që përbëhet nga anëtarët e Këshillit Drejtues, Rektori, Prorektorët, Dekanë të njësive Akademike, Sekretari i Përgjithshëm, përfaqësues të fakulteteve, drejtues të zyrave si dhe përfaqësues nga HERAS+ të cilët ndihmojnë UKZ-në për hartimin e Planit Strategjik 2023-2028, prezantuan draft dokumentin strategjik.
Ky plan strategjik përmban vizionin dhe objektivat e Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, për një periudhë pesëvjeçare.
Takimin e përshëndetën rektori Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku, Kryesuesi i KD-së Dr. Techn Ilir Gjinolli dhe Nehat Dervishi, udhëheqës i projektit HERAS plus, të cilët kanë dhënë një kontribut të vlefshëm në këtë proces duke ofruar një perspektivë ndërkombëtare në lidhje me vlefshmërinë dhe formatin e prezantimit.
Procesi i hartimit të këtij dokumenti është rezultat i përpjekjeve të një grupi të përbërë nga specialistë të fushave të ndryshme, të angazhuar në hartimin e Planit Strategjik në përputhje me nevojat dhe sfidat aktuale të universitetit.
Ky Plan Strategjik parashihet të ndihmojë në rritjen e cilësisë së arsimit dhe zhvillimin e universitetit, duke iu përgjigjur sfidave të ndryshme në fushën akademike dhe duke përmirësuar përvojën e studentëve dhe personelit akademik. /2LONLINE/