DYLON

FSK përfundon operacionet e Deminimit për vitin 2023

FSK përfundon operacionet e Deminimit për vitin 2023
Avatar photo Redaksia

Kompania e Deminimit të Gardës Kombëtare( GK) të Forcës së Sigurisë së Kosovës ka përfunduar me sukses operacionet e pastrimit të fushave të minuara dhe fushëbetejave për vitin 2023.

Me rastin e përfundimit të operacioneve të deminimit në poligonin në Babaj Bokës është organizuar operacioni i asgjësimit të mjeteve shpërthyese nga ekipet e EOD së FSK-së në bashkëpunim me ekipet e EOD të KFOR-it Amerikan, Rumun dhe Finlandez.

EkoHigjiena

Komandanti i GK, gjeneral brigade Naim Haziri ka përgëzuar dhe falënderuar ekipet e EOD së FSK dhe KFOR-it për punën e jashtëzakonshme në eliminimin e mjeteve shpërthyese që rrezikojnë jetën e qytetarëve.

Kompania e Deminimit do të vazhdoj me detyrat e saj deri në pastrimin final të çdo sipërfaqe të kontaminuar me mina dhe mjete eksplozive në gjithë territorin e Republikës së Kosovës, njofton FSK. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.