Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani duke u mbështetur në kompetencat e saj kushtetuese dhe ligjore, në një ceremoni të veçantë, të hënën, do ta gradojë Gjeneralmajor Bashkim Jasharin në gradën Gjenerallejtënant.
Ceremonia do të fillojë në ora 10:00 te Kabineti i Presidentes, dhe mediet mund të marrim vetëm pamjet, thuhet ne njoftimin e zyrës së presidencës.
Përndryshe, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, njëherësh komandante supreme e Forcave të Sigurisë së Kosovës, më 30 nëntor, e kishte emëruar gjeneralmajor Bashkim Jasharin komandant të ri të Forcës së Sigurisë së Kosovës, në përputhje me kompetencat kushtetuese. /2LONLINE/