Presidentja Vjosa Osmani priti sot në takim përfaqësues të komunitetit shqiptar në Australi, z. Sezar Jakupi dhe z. Jim Mehmeti.
Në takim, Presidentja Osmani vlerësoi angazhimin e tyre për fuqizimin e komunitetit shqiptar në Australi, si dhe mbrojtjen e promovimin e gjuhës, kulturës e traditave. Ajo po ashtu, shprehu mirënjohje të thellë për punën e vazhdueshme të tyre në mbështetje të Kosovës dhe përafrimit të dy vendeve dhe shoqërive tona.
Presidentja Osmani theksoi se Australia është një vend mik që vazhdimisht ka mbështetur Kosovën në rrugëtimin e shtetndërtimit dhe se ka hapësirë të jashtëzakonshme të thellimit të këtij bashkëpunimi në fusha të ndryshme të interesit të përbashkët. Ndërlidhur me këtë, u pajtuan për bashkëpunim dhe komunikim të rregullt me qëllim të konkretizimit sa më të shpejtë të nismave të caktuara. /2LONLINE/