DYLON

Ndërpritet furnizimi me energji elektrike i kazinove në zonën neutrale të Karaçevës, mes Kosovës dhe Serbisë

Ndërpritet furnizimi me energji elektrike i kazinove në zonën neutrale të Karaçevës, mes Kosovës dhe Serbisë
Avatar photo Redaksia

Ndërpritet furnizimi me energji elektrike i kazinove në zonën neutrale të Karaçevës, mes Kosovës dhe Serbisë. Pas kërkesës së Komunës së Kamenicës, ekipet e KEDS sot kanë ndërhyrë dhe kanë ndërprerë furnizimin me energji elektrike të kazinove ilegale në këtë zonë.

Sipas informatave të ekipeve të KEDS këto kazino janë furnizuar ilegalisht nga shtëpitë private, veprim ky i cili poashtu është i kundërligjshëm.

EkoHigjiena

Komuna dhe KEDS u bëjnë thirrje dhe mirëpresin shkyçjen e konsumatorëve ilegal nga rrjeti i rënduar i energjisë elektrike.

“Kyçje të tilla në rrjet janë ilegale dhe përbëjnë vepër penale, për të cilat ligji parasheh masa ndëshkuese”, thuhet në  informatë ne lëshuar nga Komuna e Kamenicës. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.