Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu ka zhvilluar sot një telefonatë me Presidentin e Letonisë, Egils Levits si pjesë e konsultimeve të vazhdueshme me homologë.
Presidentja Osmani e ka falënderuar presidentin Levits për mbështetjen që Letonia po i jep Republikës së Kosovës në të gjitha aspektet.
“Bisedova me Presidentin e Letonisë, Egils Levits si pjesë e konsultimeve të mia të rregullta me homologët. Diskutuam për çështje dypalëshe, urgjencën për liberalizim të vizave për Kosovën dhe rëndësinë për vazhdimin e mbështetjes për Ukrainën”, ka thënë Presidentja Osmani duke shtuar se është mirënjohëse për mbështetjen e palëkundur të Letonisë për integrimin tonë euroatlantik. /2LONLINE/