DYLON

Arrestohet edhe një i dyshuar lidhur me rastin e dhunimit të  11-vjeçares

Arrestohet edhe një i dyshuar lidhur me rastin e dhunimit të  11-vjeçares
Avatar photo Redaksia

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka njoftuar se ka ndaluar për 48 orë një person të dyshuar për dhunimin e 11-vjeçares. Përmes një njoftimi për media, Prokuroria Themelore e Prishtinës ka bërë me dije se do të kërkojë caktimin e masës së paraburgimit.

***

EkoHigjiena

Ndalohet një person për veprën penale të dhunimit

Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ka ndaluar një person (madhor) në kohëzgjatje prej 48 orësh, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhunimi”, sipas KPRK-së, lidhur me rastin e 11 vjeçares, në qershor të vitit 2022.

Po ashtu, ju njoftojmë se Prokurori i Shtetit brenda afatit ligjor do të ushtrojë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, në gjykatën kompetente. /2LONLINE/