Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në veri të vendit.
Postimi i plotë i Presidentes Osmani:
Strukturat ilegale serbe të shëndërruara në banda kriminale kanë sulmuar policinë e Kosovës, oficerët e KFOR-it dhe gazetarët.
Këto akte të papranueshme dhune duhet të dënohen nga të gjithë. Ata që zbatojnë urdhrat e Vuçiqit për destabilizimin e veriut të Kosovës, duhet të përballen me drejtësinë. /2LONLINE/