DYLON

DKA: Shfaqje e filmave të animuar për nxënësit tanë

DKA: Shfaqje e filmave të animuar për nxënësit tanë
Avatar photo Redaksia

“Arti në shkolla” po vazhdon të angazhojë fëmijët në plot aktivitete argëtuese dhe edukative.

Kështu është thënë në një njoftim të Drejtorisë Komunale të Arsimit (DKA), në Gjilan, ku bëhet e ditur se sot, nxënësit nga tri shkolla u mblodhën në Teatrin e Qytetit për të shikuar “Shpija”, film i animuar kosovar i metrazhit të shkurtër me regji të Flaka Kokollit.

EkoHigjiena

“Vet ajo, së bashku me drejtoren e Qendrës Kinematografike të Kosovës, Blerta Zeqiri, bashkëbiseduan me nxënësit për procesin e realizimit të filmave, mesazhet prapa tyre dhe efektet pozitive që sjellin filmat e animuar.  Përfitimet e programit dita ditës po bëhen më evidente”, thuhet në njoftimin e DKA-së së Gjilanit.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.