Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani është shprehur se kishte kënaqësi që mirëpriti në Prishtinë, kryeministrin e Holandës, Mark Rutte dhe atë të Luksemburgut, Xavier Bettel.
Ajo tha se Kosova mbetet e përkushtuar që sfidat aktuale politike dhe të sigurisë t’i tejkalojë me partnerë dhe aleatë.
“Duke eksploruar rrugë të reja bashkëpunimi dhe duke nxitur lidhjet ndërmjet qytetarëve të Kosovës me ata të Holandës dhe Luksemburgut do ta ndërtojmë një partneritet edhe më të fortë nga i cili do të përfitojnë të tri shtetet”, ka thënë Presidentja Osmani. /2LONLINE/