DYLON

Kryetari Hyseni promovon punët në profilin e tij (VIDEO)

Kryetari Hyseni promovon punët në profilin e tij (VIDEO)
Avatar photo Redaksia

Kreu i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni ka postuar dhe po poston në profilin e tij, foto e video të projekteve që po realizohen këto ditë në komunën e Gjilanit, duke promovuar kështu, siç thotë ai, “punimet në çdo cep të komunës”.

Ai së fundi ka bërë me dije për rikonstruimin e rrugëve “Hasan Mekuli” dhe “Kadri Osmani”

EkoHigjiena

Në vlerë rreth 1.1 milionë euro po bëhet rikonstruimi i rrugëve “Hasan Mekuli” në gjatësi prej 940m dhe “Kadri Osmani” në gjatësi prej 480m (ish rruga Enver Miftari), ka shkruar në profilin e tij, kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni

Sipas tij, infrastruktura nëntokësore ka përfunduar dhe tani është duke u përgatitur trasea për asfaltim, kurse projekti përfshin: rikonstrumin e rrugës, rregullimin e trotuarit, rregullimin e kanalizimit fekal dhe atmosferik si dhe rregullimin e ndriçimit publik.

“Po vazhdojnë punimet në çdo cep të komunës”, ka thënë kryetari Hyseni.

Ai në profilin e tij ka ndarë edhe video që kanë të bëjnë me rregullimin e rrugës Gjilan – Kumanovë.

Ditë më parë, kryetari Hyseni  ka thënë se edhe nga 4 çerdhe ekzistuese, Gjilanit po i shtohen edhe 3 çerdhe të reja.

“Pas përfundimit të çerdhes së re në fshatin Zhegër në muajin Shkurt të këtij viti, me intensitet të lartë po punohet në çerdhet: Qarku 1, Miresh dhe lagjen Arbëria.  Jemi në proces të aplikimit për çerdhe të reja në fshatrat: Malishevë. Bresalc, Livoç i Epërm (adaptim) dhe “Livadhet e Arapit”.

“Jemi zotuar për vëmendje të veçantë ndaj arsimit”, ka thënë kryetari Hyseni.

I pari i Gjilanit, ditë më parë tregoi edhe për  fillimin e punimeve në rregullimin e trotuareve dhe 70 shtyllave ndriçuese në fshatrat Demiraj-Haxhaj.

“Kërkesa prej gati 2 dekadash nga banorët e këtyre lokaliteteve, tani ka gjetur vëmendjen e merituar.  Me trotuaret me gjatësi rreth 2km dhe gjerësi 1.5m si dhe 240 drunj dekorativë, do t’i dhurojmë këmbësorëve hapësirë të mjaftueshme për ecje në një ambient të gjelbër, e veçanërisht do të krijojmë siguri për nxënësit të cilët kalojnë çdo ditë këto rrugë për të shkuar në shkollë.

Vijon puna për investimin në të gjitha fshatrat”, ka thënë Hyseni. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.