Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani – Sadriu ka kujtuar heroin tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, në 554 vjetorin e vdekjes.
Presidentja Osmani, ka thënë se Gjergj Kastrioti-Skënderbeu me përkushtimin e tij ndaj mbrojtjes së atdheut, mbrojtjes së vlerave kulturore e etnike të popullit të tij, por edhe me aleancat e fuqishme me popujt evropianë, e krijoi lidhjen e përhershme mes shqiptarëve, por edhe me popujt e qytetërimit perëndimor.
Në vijim gjeni të plotë postimin e Presidentes Osmani:
Sot kujtojmë kryestrategun dhe heroin tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, i cili me përkushtimin e tij ndaj mbrojtjes së atdheut, mbrojtjes së vlerave kulturore e etnike të popullit të tij, por edhe me aleancat e fuqishme me popujt evropianë, e krijoi lidhjen e përhershme mes shqiptarëve, por edhe me popujt e qytetërimit perëndimor.
Të përkulemi, Skënderbe!