DYLON

Kryeministri Kurti bëri homazhe te busti i Kadri Zekës, në 40-vjetorin e vrasjes së tij

Kryeministri Kurti bëri homazhe te busti i Kadri Zekës, në 40-vjetorin e vrasjes së tij
Avatar photo Redaksia

Në nderim të tre veprimtarëve të shquar të çështjes kombëtare, Jusuf e Bardhosh Gërvallës, dhe Kadri Zekës, Kryeministri i Republikës së Kosovës, i ka përkujtuar ata sot, në 40 – vjetorin e vrasjes së tyre.

Pas vizitës dhe homazheve në Dubovik të Deçanit, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, me Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, bën homazhe edhe në Prishtinë. Ata vendosën kurorë me lule te busti i Kadri Zekës në Prishtinë, para ndërtesës së ish-Radio Prishtinës, ku ai punonte.

EkoHigjiena

Kryeministri Kurti theksoi nderimin e pafund për këta tre heronj, të cilët u vranë më 17 janar 1982, në Shtutgart të Gjermanisë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.