DYLON

Në Letnicë u manifestua Dita e Zojës së Madhe

Në Letnicë u manifestua Dita e Zojës së Madhe
Avatar photo Redaksia

Besimtarë të besimit katolik dhe të besimeve të tjera, sot në Letnicë morën pjesë në Manifestimin e Ditës së Zojës së Madhe.

E pranishme në këtë manifestim ishte edhe Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani, e shoqëruar  nga kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, si dhe përfaqësues të shumtë të Institucioneve qendrore e lokale, ambasadave, komandës së KFOR-it, organizatave vendore e ndërkombëtare e të tjerë.

EkoHigjiena

Pas meshës të cilën e udhëhoqi ipeshkvi i Ipeshkvisë së Kosovë Dodë Gjergji, një fjalë rasti mbajti edhe presidentja Osmani e cila mes tjerash tha se Vitia ka shumë histori.

“Në radhë të parë ka Letnicën këtë vend të bukur ku Shën Tereza morri thirrjen si një vajzë e re për të shërbyer për tërë jetën dhe e keni Stubllën me shkollën e parë shqipe. Këto histori duke të ua tregojmë jo vetëm Kosovës por edhe tërë botës. Në këtë mënyrë ne e shndërrojmë Letnicën dhe Kosovën në një kryeqendër të turizmit dhe vizitave të shumta”, u shpreh presidentja Osmani. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.