Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka takuar sot avokatin e popullit, Naim Qelaj, me të cilin ka diskutuar për punën e institucionit të avokatit të popullit në shërbim të qytetarëve të Kosovës.
Duke e uruar avokatin për marrjen e detyrës së re, presidenti Thaçi ka theksuar rolin dhe rëndësinë e veçantë të këtij institucioni për të garantuar mbrojtjen e të drejtave të qytetarë Kosovës.
“Në pritjen që i bëra Avokatit të Popullit, të sapo zgjedhur, Naim Qelaj, diskutuam për punën dhe përgjegjësinë e institucionit që ai do ta përfaqësojë dhe drejtojë brenda mandatit kushtetues. Tashmë institucioni i Avokatit të Popullit ka bërë traditë në mbrojtje të të drejtave të qytetarëve tanë pa dallim politik, etnik dhe religjioz.
Z. Naim Qelaj, të cilit i urova punë të mbarë, u zotua që do të angazhohet me profesionalizëm, guxim dhe përgjegjësi që përmes besimit të dhënë ta forcojë institucionin e Avokatit të Popullit në shërbim të mbrojtjes së të drejtave të të gjithë qytetarëve”, ka deklaruar presidenti Thaçi. /2LONLINE.com/