DYLON

Gjilani ka aktualisht 69 raste aktive me COVID-19

Gjilani ka aktualisht 69 raste aktive me COVID-19
Avatar photo Redaksia

Komiteti i Gjilanit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, ka mbajtur sot mbledhjen e radhës, nën kryesimin e drejtorit të Shëndetësisë, Selami Xhemaili.

Në këtë takim është vlerësuar si lajm i mirë trendi i rënies së numrit të infeksionit në Gjilan, derisa është apeluar tek qytetarët që të vazhdojnë t’iu përmbahen rekomandimeve të institucioneve për bartjen e maskave, distancën sociale dhe higjienën personale.

Gjendja e përgjithshme e Gjilanit është kjo: 1023 të infektuar në total, 910 të shëruar plotësisht, 69 raste aktive, 19 të hospitalizuar, 44 të vdekur dhe 30 mostra në pritje. /2LONLINE.com/

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.