Gjatë kërkimit në gërmadha pas tërmetit në Shqipëri është konfirmuar se dy vëllezërit nga Gjilani, Shemsedin dhe Isë Abazi kanë vdekur si pasojë e shembjes së një hoteli në Durrës nga tërmeti i fuqishëm në Shqipëri.
Për këtë ka reaguar, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ndërsa së fundmi në rrjetin social ‘Facebook’, ngushëllime familjes Abazi i ka shprehur edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, transmeton 2LONLINE.com.
“Familjes Abazi nga Livoçi i Gjilanit i shpreh ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e dy vëllezërve: Shemsedinit dhe Isës si pasojë e tërmetit që ndodhi sot në mëngjes.
Sot jemi solidarë dhe ndajmë dhembjen me të gjitha familjet në Shqipëri, që humbën familjarët e tyre të shtrenjtë. HTH”, ka shkruar ne Facebook.