Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka nderuar figurën e shkrimtarit të madh shqiptar, Ismajl Kadare.
Në ditëlindjen e 83 të shkrimtari, presidenti ka thënë se mendja e tij krijuese nuk po rresht së krijuari kryevepra letrare, me të cilat krenohet kombi ynë.
Ky është postimi i tij i plotë:
“Shkrimtarit më të shquar shqiptar, Ismail Kadare, i shpreh urimet më të mira në 83 vjetorin e lindjes. Edhe në këtë moshë, mendja e tij krijuese nuk po resht së krijuari kryevepra letrare dhe eseistike. I dëshiroj shëndet, qetësi krijuese dhe lumturi në gjirin e familjes së shquar Kadare, me të cilën krenohet gjithë kombi ynë! HTH”.