Presidenti i Sqipërisë Ilir Meta, ka ndjekur nga afër ndeshjen në mes të Kosovës dhe Çekisë.
Ai u shpreh jashtëzakonisht i lumtur me fitoren Dardanëve, rezultat të cilin e cilësoi historik.
“Emocione të jashtëzakonshme përjetova sot në stadiumin “Fadil Vokrri”, kur Dardanët përmbysën rezultatin duke shënuar një fitore historike ndaj Çekisë! Edhe pse pa pesë titullarë, ata treguan se shpirti i ekipit është gjithçka për Fitore!Urime edhe tifozëve të pamposhtur!” ka shkruar Meta në Facebook.