“Presidenti i Sport Club Gjilani, Florim Zuka, i cili njëherit është edhe pronar i kompanisë “Tali Shpk” ka ofruar 50,000 euro për Fondin e Sigurisë të hapur nga Qeveria e Republikës së Kosovës”, njofton klubi përmes një komunikate zyrtare.
Sipas këtij njoftimi, Fondi i Sigurisë është i domosdoshëm për vendin, ndaj kërkesës për donacion i është bashkangjitur edhe presidenti Zuka.
“Duke e parë sa e rëndësishme është siguria, kam vendosur që ta jap donacion këtë shifër e cila mund të jetë simbolike, por shumë e domosdoshme për Fondin e FSK-së”, deklaroi presidenti Zuka.
Njëherit Sport Club Gjilani mbështet dhe përkrah çdo nismë të tillë, e cila është në shërbim të interesave dhe sigurisë së qytetarëve të Republikës së Kosovës, thuhet në fund të komunikatës. /2LONLINE/