Presidenti i Shoqatës së Miqësisë Kosovë-Austri, avokati Arsim Vranovci merr pjesë në Forumin Ekonomik të Vjenës.
Në një moment kur hapja e dyerve për bashkëpunim ndërkombëtar po bëhet gjithnjë e më e rëndësishme, në vazhdën e takimeve të shumta përgjatë vizitës në Austri, Presidenti i Shoqatës së Miqësisë Kosovë-Austri, Avokati Arsim Vranovci, ka marrë pjesë në Forumin Ekonomik të Vjenës.
Forumi Ekonomik i Vjenës, ngjarje e rëndësishme e zhvilluar çdo vit, ka mbledhur liderë, profesionistë dhe ekspertë më të spikatur nga e gjithë bota, ku këtë vit tema kryesore e konferencës ishte “Vazhdimi i ndërtimit të urave ekonomike gjatë kohëve të vështira”.
Presidenti i Shoqatës së Miqësisë Kosovë-Austri, Arsim Vranovci, përmes pjesëmarrjes, ka bërë të ditur se Shoqata e Miqësisë Kosovë-Austri është e gatshme të luajë një rol aktiv në promovimin e investimeve dhe bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve dhe ka bërë të qartë se miqësia dhe bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve do të vazhdojë të rritet dhe të forcohet në të ardhmen. /2LONLINE/