Presidenti i Këshillit të Lartë të Republikës dhe Kantonit të Gjenevës në Zvicër, Eric Leyvraz, ka vlerësuar lartë takimet që ka realizuar në kuadër të agjendë së tij të vizitave në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni.
Ibrahim Sefedini – Gjenevë, Zvicër
Presidenti Leyvraz, i cili gjatë vizitave në këto shtete është shoqëruar nga presidenti i Shoqatës së Miqësisë Franko – Shqiptare, Tahir Shabani, gjatë vizitës në Kosovë, ka realizuar takime me krerët e lartë shtetëror presidentin Thaçi, kryeparlamentarin Veseli, përfaqësues nga komisionet e ndryshme parlamentare si dhe përfaqësues nga ministria e kulturës dhe rektoratit të Universitetit Publik në Prishtinë.
“Gjithë këto takime ishin në funksion të zhvillimit të demokracisë dhe thellimit të miqësisë mes Kosovës dhe Republikës së Gjenevës”, ka thënë presidenti Leyvraz. Presidenti i Këshillit të Lërtë të Republikës së Gjenevës, Eric Leyvraz, ka zhvilluar edhe dy ligjërata me student të Universitetit të Prishtinës dhe kolegjit Universum në Ferizaj, ku ka folur për zhvillimin e diplomacicë parlamentare.
Krahas agjendës së takimeve në Kosovë, presidenti Lyeyvraz, gjatë vizitës në Shqipëri, ka realizuar takime me presidentin Ilir Meta, kryeparlametarin Gramoz Ruçi si dhe përfaqësues të ministrive të ndryshme si dhe institucioneve tjera shtetërore dhe joqeveritare.
Agjenda e ngjeshur e presidentit Leyvraz, ka vazhduar edhe në Maqedoni ku ka takuar kryetren e Tetovës Teuta Arfin si dhe takime me përfaqësues të shqoqeërisë civile dhe medieve. “Pritja që më është bërë në gjitha takimet ishte madhështore dhe si përshtypje të përgjithshme kamë se si Kosova ashtu edhe Shqipëria dhe Maqedonia , ka një të ardhme të ndritur evropiane.
Presidenti Leyvraz, ka qmuar lartë edhe angazhimin e presidentit të Shoqatës së Miqësisë Franko – Shqiptare, Tahir Shabani, për rolin e tij në thellimin e marrëdhënieve mes këtyre vendeve dhe Gjenevës.
“Në saje të angazhimeve të z. Shabani, është realizuar kjo agjendë e takimeve ku unë kamë sjellë ngjyrat e Republikës së Gjenevës, për të favorizuar shkëmbimin miqësor dhe ai është ambasadorë i çështjeve që lidhen mes Kosovës, Shqipërisë me Gjenevën “, ka thënë Leyvraz.
E, Tahir Shabani , ka theksuar se qëllimi I këtyre vizitave është që si Kosova ashtu edhe Shqipëria të kenë marrëdhënie bashkëpunimi edhe më të ngushtë me Gjenevës.