President i Federates se Futbollit te Kosoves, Agim Ademi ka reaguar lidhur me dorëheqjen e kryeministrit të Kosovës.
Ai ka thënë se Haradinaj ka dëshmuar pafajsinë e tij njëherë në Hagë, andaj edhe kësaj radhe ai do të dalë triumfues.
Postimi i plotë i Agim Ademit:
E dëshmove njëherë pastërtinë e luftës sonë çlirimtare në Hagë dhe iu ktheve atdheut si triumfues. Jam i bindur se edhe kësaj radhe do të dalësh kryelartë Kryeministër.
Besojmë fuqishëm në pafajësinë tuaj dhe shpresojmë që edhe një herë drejtësia do të fitojë mbi shpifjet dhe të pavërtetat.
Të gjithë jemi me Ty!
Me respekt,
Agim Ademi, president i FFK-së