Studime të ndryshme kanë zbuluar se preshi ndihmon në rastet e alergjisë, anemisë, astmës, arterosklerozës, sëmundjeve të zemrës dhe enëve të gjakut, bronkitit, mbipeshës, humbjes së oreksit, depresionit, impotencës, nivelit të lartë të kolesterolit, gurëve në veshka, kollitjes, parandalimit dhe shërimit të kancerit, sterilitetit, ftohjes dhe gripit.
Përveç që është i shijshëm dhe ushqyes, preshi përmban vetëm 27 kalori, e duke pasur parasysh se është i pasur me ujë (97 për qind), është edhe diuretik i shkëlqyeshëm.
Është i pasur me kalium dhe natrium, ndërsa secila pjesë e kësaj perime është njëjtë e shijshme dhe e shëndetshme.
Pjesa jeshile e bimës është e pasur me vitamina dhe substanca aktive, që e forcojnë imunitetin, kështu që është e rëndësishme që të konsumohet në periudhën e ftohtë të vitit, kur jemi më shpesh të ndjeshëm ndaj viruseve.