Kryetari i Gjykatës Themelore të Gjilanit Ramiz Azizi, ka pritur gjatë ditës së hënë Shefin e Sektorit Rajonal të Hetimeve, Nënkolonel Remzi Azemi dhe Komandantin e Stacionit Policor në Gjilan, Major Alban Ramushi.
Me rastin e marrjes së detyrës së re nga kryetari Azizi, drejtuesit e Stacionit Policor në Gjilan, i kanë uruar sukses në marrjen e mandatit.
Në këtë takim u bisedua gjithashtu për zbatimin e urdhëresave të gjykatës dhe çështje të tjera teknike.
Dakordim i të gjithëve ishte që ky bashkëpunim mund të avancohet edhe më shumë.