Arrestohen edhe një i dyshuar në vazhdimësinë e operacionit policor ndaj të dyshuarve për “Organizim të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm” në rastin e fshatit Karaçevë – Komuna Dardanë.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan, përmes një njoftimi shtesë, ka bërë me dije se në vazhdën e veprimeve hetimore nga ana e Policisë së Kosovës-Drejtoria Rajonale, Gjilan në bashkëpunim dhe koordinim të ngushtë edhe me prokurorin e shtetit, pas intervistimit të dëshmitarëve dhe mbledhjes së provave materiale sot është arrestuar edhe një i dyshuar tjerë që dyshohet se ka qenë i përfshirë në aktivitete të kundërligjshme konkretisht të “Organizimit të Skemave Piramidale dhe Bixhozit të Paligjshëm” fshati Karaçevë e ultë Komuna Dardanë.
I dyshimti pas intervistimit me shkrim në cilësinë e të dyshuarit, në prezencë të avokatit mbrojtës, me urdhër të prokurorit të shtetit është ndaluar për 48 orë nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Organizim të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.
Lidhur me këtë ngjarje hetimet janë ne vazhdim e sipër dhe në kërkim edhe të dyshuarave tjerë. /2LONLINE/