DYLON

Gjilan: Policia vazhdon aktivitetet e saja në zbatim të planit ndaj pandemisë

Gjilan: Policia vazhdon aktivitetet e saja në zbatim të planit ndaj pandemisë
Avatar photo Redaksia

Policia e Kosovës është duke vazhduar  së zbatuari planin operativ, plan ky i cili ka për qëllim zbatimin e  masave që kanë ndërmarrë institucionet e vendit për parandalim të përhapjes së pandemisë COVID-19.

Me qëllim të vazhdimit të respektimit të masave si preventivë dhe parandalimit të përhapjes së pandemisë, Policia e Kosovës  në Rajonin  e Gjilanit, ka realizuar detyra konkrete në gjithë zonën e vetë të përgjegjësisë, duke aplikuar kontrolle të përbashkëta në trafik, në transportin e udhëtarëve, në qendra tregtare, lokale afariste etj.

EkoHigjiena

Policia e Kosovës vazhdon edhe aktivitetet e përbashkëta me inspektorët kompetent, gjatë 24 orëve të fundit në Rajonin e Gjilanit në bazë të ligjit 07/L-006 janë shqiptuar njëqind e gjashtëmbëdhjetë (116) gjoba në bazë të ligjit anti COVID-19, ndaj atyre që nuk kanë zbatuar këto masa.

Policia e Kosovës, vazhdon të apeloj që të respektohen masat, në mënyrë që të kontribuojmë së bashku në parandalimin e përhapjes së pandemisë.

Ka pas kontrolle  të shtuara po ashtu në tërë zonën e përgjegjësisë për mbarëvajtje të trafikut në rrugët nacionale dhe rajonale ku janë shqiptuar gjithsejtë  dyqind e njëzet e tetë ( 228)  gjoba të ndryshme.

Ne vijim keni disa foto nga aktivitetet e  ndryshme policore në njëzet e katër orët e fundit. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.