Aventura e portierit të Kosovës, Samir Ujkanit në Turqi shkoi keq, ndërsa tani po kërkon një ekip të ri. Portieri kosovar dëshiron të rikthehet në Itali dhe emri i fundit që ka dalë në listë për të është ai i Torinos.
Torino po kërkon një portier rezervë për Sirigun dhe një portieri me përvojë si Ujkani shihet si emri i duhur.
Lajmi është konfirmuar nga Tuttomercato.web” dhe pritet të shihet cfarë do të ndodhë në ditët në vazhdim.