Mos lexoni shumë për sëmundjet në internet, dëmtoni shëndetin

Mos lexoni shumë për sëmundjet në internet, dëmtoni shëndetin

Leximi i artikujve në lidhje me shëndetin dhe sëmundjet mund të bëjë që ju të ndiheni të sëmurë. Sipas një studimi të ri, tregimet e frikshme për sëmundjet mund të shkaktojnë simptomat e tyre, në disa njerëz.

Shkrimet rreth substancave që konsiderohen të “rrezikshme” për shëndetin, mund të shkaktojnë te njerëzit “e ndikueshëm” një zhvillim të simptomave edhe pse në të vërtetë nuk ka asnjë arsye objektive për ta bërë këtë.

Hulumtuesit kanë studiuar fenomenin e njohur si mbindjeshmëria elektromagnetike, i cili është i lidhur me përdorimin e telefonit celular. Parashikimi i lëndimeve të mundshme mund të shkaktojë dhimbje apo çrregullime.

Studimi ilustron se raportet mediatike rreth rreziqeve shëndetësore mund të shkaktojnë ose amplifikojnë efekte “nocebo” në disa njerëz.

KOMENTE