Politologu Ramush Tahiri ka vlerësuar se me krijimin e ushtrisë, Kosova nuk është duke e rrezikuar partneritetin me ShBA-në dhe NATO-n.
Ai ka thënë se nisma e presidentit Hashim Thaçi për krijimin e ushtrisë është plotësisht e drejtë dhe në harmoni me Kushtetutën dhe ligjin. Në një intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”,
Tahiri ka folur edhe për procesin e demarkacionit me Malin e Zi, duke thënë se versioni aktual është në rregull dhe duhet të shkojë në Kuvend. Sipas tij, s’ka asnjë arsye që ky kufi të mos miratohet në Kuvendin e Kosovës.
Politologu Tahiri ka hedhur poshtë mundësinë që rrëzimi i demarkacionit ta çojë vendin në zgjedhje të parakohshme parlamentare. “Kushtëzimet politike nuk mund ta çojnë vendin në zgjedhje”, është shprehur Tahiri.
BURIMI: Epoka e Re