Në kuadër të planit bilateral me Policinë Ushtarake të Republikës Federale të Gjermanisë, Policia Ushtarake e Forcës së Sigurisë së Kosovës, udhëhequr nga komandanti i Policisë Ushtarake Nënkolonel Besnik Selimi, kanë realizuar vizitë zyrtare në Hanover. “Experts Talk” që kishte për qëllim njoftimin me zhvillimet, sfidat, planet dhe bashkëpunimin bilateral në mes të dy Policive Ushtarake. Gjate këtyre takimeve është vizituar Regjimenti i Parë i PU të Gjermanisë në Berlin, ku pjesëtaret e PU FSK-së, janë duke zhvilluar trajnime të avancuara specialistike.
Policia Ushtarake e FSK-së, për me shumë se 10 vite, në kuadër të mbështetjes dhe zhvillimit të kapaciteteve realizon trajnime specialistike të avancuara në shkollën e Policisë Ushtarake të Gjermanisë dhe në Kosovë përmes ekipeve mobile dhe instruktoreve gjerman, njofton FSK. /2LONLINE/